E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ronaldo do martohet, Georgina poston foto me unazën

Cristiano Ronaldo do të martohet. Gruaja e tij e ardhshme, Georgina Rodriguez, e njoftoi këtë në një postim në Instagram.

“Po, po. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”, shkroi partnerja e CR7, duke postuar një foto të dorës së saj me unazën e fejesës.

Modelja argjentinase filloi një lidhje me futbollistin portugez në vitin 2016, pasi e takoi atë në një dyqan në Madrid, ku punonte si asistente shitjesh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›