E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo i bashkohet Messit në Olimpin e futbollit, askush si ata në histori

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi po e përforcojnë akoma më shumë vendin e tyre në historinë e futbollit.

Me kualifikimin direkt të Portugalisë, ish-sulmuesi i Juventusit barazohet me rivalin e tij të përbetuar duke siguruar pjesëmarrjen e tij të gjashtë në Kupën e Botës.

Askush nuk ka bërë më mirë se kaq. Deri më sot, Ronaldo kishte vetëm pesë paraqitje në Kupën e Botës, njësoj si Gigi Buffon (një pa luajtur), Antonio Carbajal (Meksikë), Lothar Matthäus (Gjermani), Rafa Márquez (Meksikë), Andrés Guardado (Meksikë), Guillermo Ochoa (Meksikë, dy pa luajtur) dhe Luka Modric (Kroaci).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›