E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo i provokuar, u tregon gishtin e mesit boshnjakëve

Ronaldo shfryn ndaj tifozeve boshnjake

Situata sa vjen dhe nxehet në prag të ndeshjs së parë të play-off-it mes Bosnjës dhe Portugalisë, në kuadrin e përpjekjes së fundit për tu kualifikuar në finalet e Euro 2012. Mbrëmjen e 11 nëntorit do të luhet ndeshja e parë në Zenicë, aty ku portugezët kanë zhvilluar edhe stërvitjen e fundit, njohëse me stadiumin. Nëse provokimet për lojtarin më të mirë të luzitanëve, por edhe më tej, Kristiano Ronaldo, filluan qysh në Aeroportin e Sarajevës, të enjten, ku tifozët vendas e pritën atë me thirrjet Mesi, Mesi, boshnjakët nuk po lënë gjë pa provuar për ta nervozuar lojtarin më të rrezikshëm për kombëtaren e tyre. Gjatë stërvitjes në Zenicë, tifozët vendas e kanë shqetësuar vazhdimisht yllin e Realit të Madridit, duke i drejtuar pandërprerë një lazer në trup. Ka duruar sa ka duruar, pastaj ka ardhur edhe përgjigjja e portugezit: ai u ka treguar gishtin e mesit të njërës dorë boshnjakëve. Ndërkohë, trajneri i Mancester United, Sir Aleks Ferguson, është shprehur paralelisht se ndihet krenar që ka nxjerrë një lojtar si Kristiano Ronaldo. Me të gjithë të rinjtë, në vitet e tyre të formimit duhet punuar me kujdes të madh, për ti bërë ata futbollistë të mirë, për tu treguar se si të zhvillohen në mënyrën e duhur. Kristiano erdhi këtu, te Mancesteri, në moshën 18-vjeçare. Nuk e njihte askush, vinte thjesht si një djalosh i ri nga Portugalia. Por ai e mësoi shpejt gjuhën, u adaptua mirë në Angli dhe u shndërrua në një gjeni fanatik human, siç ishte rasti i Nevill, Skols, Beckham, Gigs dhe të gjithë atyre djelmoshave, – ka thënë Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›