E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqesore femra, Maqedoni–Shqipëri 1-4

/* */

Shqipëria e futbollit për femra shkatërroi 4-1 Kombëtaren e Maqedonisë, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Strugë.

Govori realizoi në minutën e 13-të, ndërkohë që Zela dyfishoi në të 51’. Maqedonaset e drejtuar nga Dobrislav Dimovski shkurtuan diferencën me anë të Salihit (65’), por pas tri minutash Berisha i çoi shifrat në 3-1.

Pesë minuta përpara përfundimit, Baro fiksoi rezultatin 4-1. Kjo ishte fitorja e dytë rresht në dy ndeshje ndërkombëtare e Shqipërisë së drejtuar nga Altin Rraklli.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Pogradec, më 5 maj 2011, njëherësh edhe takimi i parë ndërkombëtar, fitoi 1-0, me golin e Aurora Seranaj (30’).

SKEDA
Maqedoni – Shqipëri 1-4
Golat: Salihi 65’/Govori 13’, Zela 51’, Berisha 68’, Baro 85’
Maqedonia: Kostova, Smilkova, Ginovska (Atanasova, Spasova), Naumoska (Angelovska), Mitrevska, Roçi, Brahimi (Georgieva), Milevska, Dimoska ( Neskoska), Salihi dhe Stojanovska.
Trajner: Dobrislav Dimovski
Shqipëria: Shala, Selmani (Preçi), Rahmani, Govori, Krasniqi, Serhanaj, Jashari (Baro), Vela (Dashi), Ejupi, Guro (Emanuela Jaka), Robeli (Berisha). Trajner: Altin Rraklli
Gjyqtarë: Marjan Eçkoski, Llaza Çakareski, Aco Maçeski (Maqedoni)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›