E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo ka refuzuar 3 super oferta

Cristiano Ronaldo ka refuzuar tre super oferta gjatë kësaj vere. Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Monaco duket se kanë trokitur në dyert e Real Madridit, por ky klub as që ka dashur t’ia hap.

Sipas ish presidentit të ‘Los Blancos’, Ramon Calderon, ylli portugez preferon të qëndrojë në Santiago Bernabeu, por me kusht që ti rritet rroga. Ai tha se portugezi kërkon 20 milionë euro në vit, një shumë që Reali vështirë që e pranon.

Calderon tha se presidenti është i përgatitur për çdo gjë edhe nëse një ditë Ronaldo thotë “Nuk dua të vazhdoj më këtu”. Lajmi për largimin e Ronaldon do të ishte një tronditje e madhe për galaktikët të cilët do të humbisnin një ndër futbollistët më të mirë të momentit.

E përditshmja spanjolle ABC shkruan se Perez ka arritur marrëveshje me Ronaldon për një kontratë deri në vitin 2018, e cila mund të nënshkruhet gjatë muajit gusht.

Sigurisht, atij do t’i rritet dukshëm paga vjetore. Monaco dhe City duket se ia kanë ofruar një rrogë prej 15 milionë eurosh, kurse PSG ia ka bërë një ofertë të jashtëzakonshme prej 19 milionë eurosh në vit.

Ndërkohë, mediat spanjolle shkruajnë se Perez po i bën presion Tottenhamit për ta marrë Gareth Balen pasi frikësohet se mos po e humb Ronaldon gjatë kësaj vere. Po kur do të përfundonte portugezi në rast largimi?

Portugezi mund të zgjedh Manchester United si ekipin e zemrës së tij por problem është shumë e transferimit ndaj ai mund të pres deri ne 2015-tën, kur i skadon kontrata dhe më pas të kalojë te “djajtë e kuq”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›