Chelsea e Mout e mposht Interin e Mazzarrit

Chelsea i Jose Mourinhos kalon shumë lehtë Interin e Walter Mazzarrit, e cila u shfaq e paqartë dhe shumë nervoze në ndeshjen e parë të International Champions Cup ku në minutën e 58 të takimit Hugo Campagnaro doli me karton të kuq.
Në stadiumin "Luca Oil" të Indianapolis Blues fituan 2-0 falë golave të Oscar dhe Eden Hazard. Por mbi të gjitha dominuan në aspektin teknik dhe atletik. Nëse skuadra e portugezit do të tregohej më konkrete para portës atëherë rezultati do të ishte më i thellë.
Kjo ishte përballja e parë e Mourinhos kundër ish skuadrës së tij Inter që prej finales së Champions League 2010.