Ronaldo kërkon fitore në Nou Camp

Por, insistoi se skuadra është e gatshme të fitojë në Barcelonë. Los Blancos hyjnë në El Clasicon e fundjavës në Nou Camp pas fitores së thellë 5-1 kundër La Corunas. Pavarësisht shkatërrimit të kundërshtarit ku Ronaldo realizoi het-trik, pati kritika për fillimin e ngadalshëm të duelit ku mysafirët kaluan të parët në epërsi.
“E vërteta është se ishim të pavëmendshëm, por më pas u kundërpërgjigjëm mirë pas disavantazhit 1-0”, deklaroi Ronaldo për të përditshmen sportive spanjolle Marca.
“Kjo ishte një fitore e rëndësishme. Jemi në formë të mirë dhe e dimë se nuk guxojmë të humbim pikë të tjera. E dimë se do ta kemi vështirë në Barcelonë. Duhet të luajmë fort, por edhe të ruajmë përqendrimin. Jam i sigurt se mund të fitojmë atje, do të fitojmë”, përfundoi ai. Fitorja do të ishte vërtetë e nevojshme për Realin sepse Barcelona ka aktualisht tetë pikë epërsi ndaj kampionit në fuqi.