E Diel, 1 Nëntor 2026

14 të vrarë pas një sulmi vetëvrasës në Afganistan

Zyrtarë afganë dhe të NATO-s theksuan se një sulm vetëvrasës në lindje të Afganistanit ka vrarë 14 njerëz, përfshirë tre pjesëtarë të forcave të udhëhequra nga NATO, si dhe katër policë afganë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Najeeb Danish, tha se gjashtë civilë gjithashtu janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar në sulmet kundër patrullave të forcave të përbashkëta afgane dhe të NATO-s, në qytetin Khost.

Nga ana tjetër, edhe zëdhënësi i forcave të udhëhequra nga NATO, Adam Ëojack, konfirmoi se tre ushtarë të NATO-s janë vrarë, gjithashtu edhe përkthyesi i tyre, gjatë një sulmi në lindje të vendit.

Ai nuk dha informata më të hollësishme lidhur me lokacionin e saktë apo kombësinë e viktimave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›