Ronaldo kritikon Portugalinë

Portugalia nuk mund t’i lejojë me vetes hapa falsë në eliminatoret e Botërorit 2014 pas atij barazimi rokambolesk 3-3 në Izrael. Sulmuesi kryesor i kombëtares lkuzitane, Cristiano Ronaldo është i vetëdijshëm për rëndësinë e sfidës së radhës kundër Azerbajxhanit, duke kërkuar fitoren me çdo kusht. Sipas yllit portugez, që nga ky moment dhe deri në fund të eliminatoreve, Portugalisë nuk i lejohet më asnjë gabim.
Edhe pse në sfidën e së Martës, sulmuesi portugez nuk do të jetë i pranishëm për shkak kartonësh, në intervistën dhënë për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit, ai pohon se do të qëndrojë me grupin, pasi sipas tij, kjo do të krijojë edhe një ambient më të ngrohtë në prag të ndeshjes së radhës. Numri 7 shprehet i bindur se mund të kontribuojë edhe pa qenë i pranishëm në fushë duke i inkurajuar shokët e skuadrës nga pankina. Portugalia, e cila nuk arrin një fitore që prej muajit shtator, renditet në vendin e tretë të grupit F me 4 pikë më pak se Rusia që duhet të luajë edhe takimin e prapambetur kundër Irlandës së Veriut./Indeksonline/