E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri - Lituani, bileta më të lira

Stadiumi kombetar “Qemal Stafa” do të rihapë dyert për të pritur një ndeshje të kombëtares sonë, në atë që mund të jetë miqësorja më entuziaste e luajtur nga kuqezinjtë. Përballë tyre nuk do të jetë ndonjë kundërshtar i elitës së futbollit në kontinent, madje Lituania mund të konsiderohet tepër modeste për këtë pritshmëri. Por gjithcka i dedikohet suksesit ndaj Norvegjisë, skuadrës që sipas shortit ishte më e forta e grupit, ka injektuar një entuziasëm të jashtëzakonshëm tek të gjithë shqiptarët dhe vecanërisht tek tifozeria, e cila pritet të jetë e shumtë në numër në miqësoren me Lituaninë dhe ku objektivi kryesor pritet të jetë festimi për fitoren e arritur në Oslo.

Për të stimual një prezencë sa më të lartë të tifozerisë, kanë menduar edhe drejtuesit e fshf, të cilët kanë vendosur çmime simbolike për biletat e hedhura tashmë në treg. Në këtë mënyrë një vend në tribunën qëndrore, varion nga 7-12 euro, në tribunën D2 5 euro, në tribunat D1 dhe D3  3 euro dhe në tribunat C dhe E vetëm 1.5 euro. Ndaj Norvegjisë, kombëtarja dëshmoi vlerat e saj më të mira dhe jo vetëm sportive, ndërsa me Lituaninë është rradha e tifozëve për të treguar edhe një herë me praninë dhe entuziasmin rolin e tyre në suksesin e përfaqësueses kuqezi.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›