Ronaldo, mosmarrëveshja në fushë dhe zëvendësimi: I thashë të

Ndeshja e Cristiano Ronaldos kundër Koresë së Jugut zgjati vetëm 65 minuta. Në fakt, trajneri portugez Santos, me kualifikimin në xhep, ka vendosur të kursejë disa minuta yllin e tij, ndoshta në kuadër të fazës së 16-shes. Duke u larguar nga fusha, ish-sulmuesi i Juventusit ka mbetur dukshëm i pakënaqur dhe kamerat e kanë përjetësuar ndërsa ai ka vënë gishtin tregues para gojës, duke imituar gjestin e heshtjes.
Vetë Ronaldo shpjegon arsyet e veprimit të tij: “Disa sekonda para zëvendësimit tim, një lojtar korean më tha të dilja shpejt. Unë i thashë që ta mbyllte gojën. Ai nuk e ka atë autoritet. Nuk duhet të ketë polemika. Pavarësisht nga çfarë ndodhi, këto episode lindin dhe vdesin në fushë”.