E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paramount kërkon ndalimin e një ‘Godfather’ të ri

Paramount e ka paditur Anthony Puzo, djalin e romancierit, duke kërkuar ndalimin e botimit të një romani të ri ‘Godfather’ të titulluar ‘The Family Corleone’, raporton Reuters.

Studioja thotë se ka dhënë leje për vazhdimin e vitit 2004 të ‘The Godfather Returns’, të shkruar nga Mark Winegardner dhe të botuar nga Random House, por tani jo për vazhdimin e vitit 2006 të ‘The Godfather’s Revenge’, gjithashtu të shkruar nga Winegardner dhe të botuar nga Putnam.

Studio thotë në procedimin e vet, të regjistruar më 17 shkurt në Gjykatën e Qarkut të SHBA-ve në New York, se vazhdimi i dytë ‘ua ka humbur shkëlqimin’ serive të ‘Godfather’ dhe i ka kequdhëzuar lexuesit për të besuar se është autorizuar nga Paramount. Është duke kërkuar një vendim gjyqësor për të ndaluar lëshimin e “The Family Corleone” nga Ed Falco, që është planifikuar nga Grand Central Publishing për muajin maj.

Një avokat i zotit Puzo dhe një përfaqësues i shtypit për Grand Central Publishing nuk u është përgjigjur ende kërkesave për ndonjë koment.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›