E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo përgatitet për rekord të ri

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, do të mundohet gjatë kësaj fundjave të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Spanjë.

Ronaldo do të tentojë të thyejë rekordin e të gjitha kohërave për numrin e golave të shënuar në elitën e futbollit spanjoll brenda një sezoni.

Anësori i Real Madridit ka shënuar nëntë herë në tre ndeshjet e fundit për të barazuar rekordin prej 38 golash që mbahet nga Telmo Zarra dhe Hugo Sanchez.

Dhe ish-lojtari i Manchester United do të ketë shans të shtojë këtë numër të golave në ndeshjen e fundjavës ndaj Almerias, në Santiago Bernabeu, për qëndruar i vetëm në maje të listës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›