E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cech: Chelsea është shtëpia ime

Portieri i Chelseat, Petr Cech, është emëruar Lojtari i Vitit në klub.

“Kam qenë këtu për shtatë vite dhe të luash me disa prej lojtarëve më të mirë në botë nuk e bën të lehtë për një portier të fitojë një çmim, por unë vërtet jam shumë i kënaqur. Vërtet e respektoj këtë pasi duke luajtur në një klub të shkëlqyeshëm, të fitosh "lojtarin e vitit" është një arritje e madhe”.

“Ka lojtarë këtu të cilët i kam gjetur kur i jam bashkuar klubit, ne kemi kaluar vite të mira, vite të këqija, vite mesatare, por ata më bëjnë të ndjehem si në shtëpi dhe kjo është arsyeja se pse shoh vetëm drejt të ardhmes me ta. Gjithmonë mundoheni të fitoni gjithçka, por veçanërisht Ligën e Kampionëve, kjo është i vetmi trofe që na mungon”, ka thënë Cech.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›