Ronaldo publikoi tetë udhëzimet për Jesus, trajneri: S’i kam lexuar, ndoqa U-21!

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen për ngjarjet që çuan në largimin e tij nga kampi stërvitor i ekipit kombëtar dhe paraqiti versionin e tij të fakteve. Në një deklaratë të gjatë, kapiteni portugez u kërkoi falje tifozëve, pranoi se meriton të ndëshkohet nga Federata Portugeze e Futbollit dhe zbuloi detaje të bisedave që pati me Jorge Jesus para ndeshjeve kundër Norvegjisë dhe Danimarkës.
Në këtë letër Ronaldo pohoi se Jorge Jesus mori një tekst me tetë pika që duhet të trajtoheshin në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Danimarkës. Sulmuesi akuzon trajnerin se fjalimi i paraqitur para gazetarëve nuk korrespondonte me atë që ishte diskutuar më parë.
Pak minuta pas publikimit të tetë udhëzimeve që i kishte dhënë trajnerit u shpreh edhe vete “i akuzuari”. Jesus rrëfeu se ende nuk kishte pasur mundësinë të lexonte deklaratat e kapitenit, por ishte në dijeni të postimit të tij. “Isha në Leiria duke parë ndeshjen e ekipit kombëtar (nën-21 vjeç). Tani do ta lexoj deklaratën, nuk kam asgjë për të thënë”, tha ai, duke shtuar se deklarata të mëtejshme priten së shpejti. A.V.