Ronaldo zëvendësues i Kakasë tek Milani?
Milano - Mediet italiane hedhin hipotezën se presidenti Silvio Berluskoni dëshiron të marrë tek skuadra e Milanit portugezin Kristiano Ronaldo në vend të Rikardo Kakasë. Kanali televiziv “Italia 1” citon fjalët e Berluskonit, me të cilat ai i është drejtuar futbollistit të Mançesterit në finalen e Romës.
“I thashë se dëshiroj ta shoh atë duke luajtur me ngjyrat e Milanit, dhe ai më buzëqeshi”, citohet Berluskoni nga “Italia 1”. Ky fakt u deklarua që të nesërmen e finales së Champions, por atëherë nuk ishte hapur ende “çështja” Kaka.