Ronela Hajati në duet me TDS

Pas publikimit të videokëngës së saj të fundit ‘Malagata’, këngëtarja nga Shqipëria Ronela Hajati, nuk ka të ndalur. Ajo tashmë ka filluar që të punoj rreth projektit të saj më të ri, për të cilin thuhet se është duet.
Edhe kësaj radhe ky bashkëpunim do të vijë me rep grupin kosovar ‘TDS’. Dyshja ende nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti, mirëpo sipas burimeve të Tribuna, tashmë ky projekt është në realizim e sipër./Indeksonline/