Albana Osmani: Më tërheq një djalë

Albana Osmani, moderatorja e “Fan’s Club” në “Top Channel”, në profilin e saj në “Facebook” poston vazhdimisht foto në plazh, apo duke luajtur tenis, dhe merr komente të ndryshme nga ndjekësit e saj.
Në një nga fotot, një mik i saj e ka pyetur nëse ajo është “single”, pyetje që Albana nuk e ka anashkaluar aspak, por i është përgjigjur në mënyrën e saj ndërsa shprehet: “Më pëlqen një djalë. Kaq për momentin”.
Kjo është hera e parë që Albana bën një deklaratë të tillë publike në lidhje me jetën e saj private, të cilën ka preferuar ta mbajë larg medies, pavarësisht ndonjë lajmi që kanë botuar gazetat rozë.
Këtë verë, ajo ka qenë e para vajzë e njohur e ekranit që ka postuar një foto në plazh. Nuk është hera e parë që Albana prezanton linjat e saj. /Indeksonline/