Rooney bëhet baba për herë të dytë!
Futbollisti,Wayne Rooney është bërë baba për herë të dytë, pasi që gruaja e tij Coleen Rooney ka lindur djalin të cilin e kanë emëruar Klay Anthony.
Lajmin e ka bërë të ditur Coleen përmes rrjetit social twitter, duke treguar për gjendjen shëndetësore të djalit dhe peshën e tij.
Në orën dy pas mesnatës erdhi në këtë botë djali ynë…Klay Anthony Rooney, shkroi ajo.
Ai peshon tre kilogram kurse ne po ndihemi mirë, shtoi ajo.
Coleen gjatë vikendit tregoi se e kishte kaluar kohën e paraparë për lindje kurse gjatë ditës së shtunë ajo është dërguar në spital. P.K