The Doors,ndahet nga jeta Manzarek,një nga themeluesit
Ray Manzarek,muzikant që i binte instrumentave tastier (organo) dhe një nga themeluesit e grupit rock të viteve 1960,The Doors,ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.
Ai krijoji bandën rock me këngëtarin udhëheqës Jim Morrison në 1965,pas një takimi që patën në plazhin Venice të Los Angeles.
Manzerk,i cili vuante nga një tumor në rrugët e tretjes prej disa vitesh,ndërroi jetë në një klinikë në Rosenheim të Gjermanisë,teksa e shoqja dhe vëllezërit ndodheshin të pranishëm.
The Doors,fitoi famë në vitet 60 falë hit-eve si The End,Break on Through to the Other Side dhe Hello I Love You.
Ata shitën më shumë se 100 milionë albumen ë mbarë botën dhe Manzerk u bë një nga tastieristët më të njohur të epokës së tij me këngë të tilla,si Riders on th Strom dhe Light my Fire. P.K