E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney, drejt rikthimit

Wayne Rooney është rikthyer në stërvitje të plota, 24 ditë pasi pësoi lëndimin e rëndë në këmbë.

Ylli i Manchester Unitedit pritej të mungonte dy muaj, pas lëndimit në këmbën e djathtë në përballjen aksidentale me futbollistin e Fulhamit, Hugo Rodallega, më 25 gusht.

Mirëpo, 26 vjeçari i befasoi të gjithë, duke u rikthyer para pesë ditësh në stërvitje. Futbollisti anglez mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Liverpoolit në Anfield Road.

Ish futbollisti i Evertonit po ashtu do të jetë një rikthim i rëndësishëm i përfaqësueses së Anglisë për ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2014 në muajin tetor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›