E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney lojtar i Chelseat?

Largimi i Sir Alex Ferguson nga Manchester United, mund të sjellë edhe pasojat e tjera. Wayne Rooney thuhet se është lojtari i parë që e dëshiron largimin nga United.

Sulmuesi anglez thuhet se u ka treguar zyrtarëve të skuadrës së e dëshiron largimin në fund të edicionit. Këtë gjë Rooney thuhet se së parë i'a ka thënë vetë Fergusonit. Bayern Munchen, Barcelona e Real Madrid thuhet se janë shumë të interesuara për të.

Por më afër blerjes së tij mund të jetë skuadra e Chelseat. Skuadra londineze thuhet se është e gatshme që pa problem të paguaj shifrën e kërkuar për blerjen e Rooneyt. Chelsea thuhet se do të paguaj 25 milion funta për Rooneyn i cili lehtë mund të bëjë këtë kalim./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›