WBA fiton në "shpinë" të Fergusonit

Skuadra e WBA ka fituar më së shumti nga pensionimi i Sir Alex Ferguson. Ndeshja mes WBA dhe Manchester United është ndeshja e fundit për Ferguson në karrierën e tij. Trajneri skocez do të përshëndetet me futbollin stadiumin "East Stand".
Besoni apo jo, biletat për të parë këtë ndeshje po shiten në çmime të larta deri në 3 mijë funta. Interesimi rekord për të shikuar këtë sfidë ka bërë që çmimet e biletave të jenë rekorde për këtë edicion në Premierligë.
Në stadium do të jenë figura të larta të futbollit botëror të cilët do të përshëndesin nga afër mbretin e trajnerëve në botë, të madhin Sir Alex Ferguson.
Trajneri më i mirë që ka njohur bota e futbollit do të ndahet me 19 maj me shikuesit të cilët gjathë gjithë kohës i ka bërë të lumtur me sukseset e tij me Manchester United./Indeksonline/