E Diel, 1 Nëntor 2026

Rooney nuk është më lojtar i Manchester United!

Largimi i Wayne Rooneyt nga Manchester United, po afrohet gjithnjë e më shumë. Pas konfirmimit të Ferguson se do të pensionohet nga futbollit, dhe emërimit të Moyes si pasardhës i tij, Rooney si duket e ka vendosur largimin.

Një fakt më shumë për largimin e tij është edhe faqja e tij personale në "Twitter". Rooney sot e ka shlyer nga faqja emërimin se është lojtar i Manchester United.

Ky veprim ka bërë që fansat e United në një mënyrë të pajtohen që tani me largimin e tij, pasi që edhe mediat shkruajnë se largimi i tij është i pashmangshëm./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›