Film për Lionel Messin

Kompania filmike “Epic Pictures Group” ka vendosur që të bëjë një film për Lionel Messin.
“Mesi: Historia e djalit që u bë legjendë”, shkruar nga Luka Kaioli, pritet që të titullohet filmi, i cili do të dalë vitin e ardhshëm.
Puna për filmin nuk ka filluar ende, duke qenë se janë duke u mbledhur aktorët.
Prodhuesit e filmit thonë se ai do të përqendrohet tek jeta e thjeshtë e Mesit dhe tek fakti se askush nuk besonte se ai mund të bëhej futbollist, për shkak të problemeve me rritjen dhe gjatësinë e shkurtër.
Regjisori beson se filmi do të jetë aq i famshëm pasi që Lionel Messi aktualisht është një nga njerëzit më të famshëm në botë. /Indeksonline/