E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosela Gjylbegu, solidarizohet në ditën kundër kancerit

Këngëtarja Rosela Gjylbegu është një nga artistet shqiptare që është solidarizuar dje në ditën botërore kundër sëmundjes së kancerit. Në profilin e saj në rrjetin social facebook, artistja u ka shpërndarë shumë njerëzve mesazhin botëror. “Sot (dje) është dita botërore kundër kancerit ... Në kujtim të gjithë atyre që humbën betejën kundër kancerit dhe të gjithë atyre që akoma po luftojnë. Lutuni të gjendet ilaçi!!!”, është shprehur ajo. Në fakt mjaft njerëz janë bërë mbështetës të këtij mesazhi gjatë ditës së djeshme në këtë rrjet, ndërsa nuk kanë munguar as aktivitetet e ndryshme në këtë ditë, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›