Adriana Lima, sekreti i formave të saj trupore “Copoeira”
Braziliania Adriana Lima është modelja më sensuale e momentit. Ajo është më e gjurmuara nga mediat, gjithmonë në fokus të fotografëve dhe një nga femrat më të bukura të botës. Format e bukura dhe të lakueshme janë rezultat i ushtrimit të saj të preferuar që është Copoeira. Ky është një kombinim brazilian i kërcimit, akrobacive muzikore dhe koreografisë. Modelja është besnike e ushqimit të saj të origjinës, atij brazilian. Adriana nuk është vetëm një femër me trup të bronztë sensual, fytyra e saj tërheqëse e bën femrën simbol, ku bukuria dhe eleganca bashkëjetojnë natyrshëm. Sekreti i fytyrës së saj plot shkëlqim dhe shprehi është se pushon shumë, shmang lodhjen e tepruar dhe konsumon shumë ujë.