Rosela, plazh me shoqet
Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 14:11
Ka lënë zyrat e Kuvendit për t’u freskuar pak. E kemi fjalën për shkodranen Rosela Gjylbegu, zbulimin e “Etheve” dhe fituesen e njërit prej edicioneve të “Kënga Magjike”.
Ajo është një personazh që nuk na ka dhënë shumë mundësi të shkruajmë për jetën e saj private, por ama fotot e saj në plazh të realizuara nga paparaci ynë nuk do ia kursejmë.
Rosela nuk është fotografuar as në plazhin e Velipojës apo Shëngjinit, ku tradicionalisht shkojnë shkodranët, por sipas trendit të rinisë shqiptare ka preferuar Dhërmiun. (PanoramaPlus)