Ryva “single”

Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 12:18
Këngëtarja Ryva Kajtazi vazhdon të jetë beqare. Pavarësisht se ajo ka realizuar edhe një video me titull të kam pranë, këngëtarja ka thënë se ajo nuk ka ndonjë mashkull që ja ka rrëmbyer zemrën.
“Brenda këtij muaji realizova dy këngë të reja, të shoqëruar edhe me videoklipe. Të dy këngët kanë tematike dashurie, kjo e fundit titullohet ‘Të kam pranë’, por nuk ka të bëj asgjë me jetën time private, sepse unë nuk e kam askënd pranë. Thjeshtë është një këngë shumë e mirë që ka një tekst të bukur, të realizuar nga bashkëpunëtorët e mi të mëparshëm Chriss dhe Zap me të cilët jam shumë e kënaqur”, ka thënë këngëtarja për gazetën Zëri.
Videoklipi i këngës së Ryvës është punuar nga “Urban Graphics”.
Video e re e Ryvës "Të kam pranë"