E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosell Kristiano Ronaldo do ishte rezerve te Barca

Ne nje bisede me presidentin e Real Madridit Florentino Perez ai ka ironizuar mbi yllin e skuadres kundershtare Kristiano Ronaldon. Perezi e ka pyetur Rosellin se sa para donte qe ta shiste Lionel Mesin dhe numri 1 i katalanasve iu pergjigj Ne nuk shesim asnje futbollist. Nuk kemi pse ta bejme nje gje te tille. Ju nese na jepni Kristiano Ronaldon te jeni te bindur qe ai do jete nje rezerve te Barcelona. Per te nuk ka vend ne formacionin e skuadres sone. Kjo bisede eshte bere ne tribunen VIP te stadiumit Kamp Nou pak minuta para se te fillonte takimi. E ne fakt presidenti i Realit te Madridit mori nje mesazh te qarte jo vetem verbalisht nga kolegu i tij i Barces por edhe ne fushen e lojes. Kristiano Ronaldo nuk arriti te beje pothuajse asgje ne fushe nderkohe qe argjentinasi Lionel Mesi i udhehoqi katalanasit drejt nje fitoreje te thelle 5-0. Burime prane dy presidenteve te pranishem ne tribunen VIP kane bere te ditur se Roselli ka ironizuar shpesh me formen e lojtareve madrilene dhe shifrat qe Perezi kishte shpenzuar per ti blere ata. Para se te niste takimi kreu i katalanasve kendoi himnin e skuadres se bashku me tifozet ne stadium dhe me te perfunduar se thirruri Barca Barca Barca iu kthye presidentit te Realit duke i thene Sot do jete mbremja jone. Do fitojme ne ndersa ai iu pergjigj Le te shikojme ndeshjen... Batuta per El Clasico

- Reali ka arritur te beje shume permiresime ne krahasim me Almerian. Jane nje skuader me e forte se Almeria. Barcelona fitoi 8-0 ndaj atyre ndersa madrilenet i mundi vetem 5-0.
- Murinjo e quante veten speciali. Por tani nuk ka eshte me thjesht nje special por special 5.
- Cili eshte ndryshimi mes Manuel Pelegrinit dhe Zhoze Murinjos te Reali i Madridit I dyti fiton me shume pasi paguhet ne saje golave qe peson Reali.
- Lionel Mesi i tregoi Kristiano Ronaldos se kush eshte futbollisti me i mire ne bote por portugezi iu pergjigj Une jam me i bukur.
- Klubi i Realit u ben kerkese televizioneve qe te mos permendin fjalen Barcelone ose Guardiola ne oret e vona te mbremjes pasi duan qe Murinjo te fleje gjume.
- Serxho Ramos pasi mori nje shuplake golash nga Barcelona mendoi ti ktheje reston kundershtarit me nje shuplake fytyres.
- Valdesi u pyet pse shkoi per tu zene me Kristiano Ronaldon ne mesfushe dhe ai u pergjigj Nuk me kishte kapur kamera fare deri ne ato momente.
- Gazetaret shkojne per te pyetur Ozilin se si iu duk El Clasico i pare qe luante por ai nuk u pergjigj... Ishte akoma i trullosur.
- Arbeloa shprehet i nervozuar qe u fut si zevendesues ne fushe Po te isha une do kishim fituar ne.
- Pas nje sondazhi per te perzgjedhur se cili nga futbollistet e Barcelones ndihmoi me shume ne fitoren e skuadres me i votuari ishte Marselo.
- Mbrojtesi i Barcelones Xherard Pike u pyet se ne cilin moment pati me shume veshtiresi ne fushen e lojes dhe ai tha Kur ishim ne dileme per te shenuar akoma ndaj Realit apo te vazhdonim te vononim lojen me pasime. Reali pritje me sharje ne aeroportin e Madridit

Reali i Madridit u nis per ne kryeqytetin e Spanjes menjehere sapo perfundoi ndeshja ndaj Barcelones por ne aeroport i priten me qindra tifoze. Kur u nisen fansat e mbeshteten skuadren dhe therrisnin ne kor Shkaterrojini shkaterrojini. Por situata ishte krejt ndryshe kur lojtaret u rikthyen ne aeroportin e Madridit. Ku e keni nderin burracake. Turp tju vije ishin disa prej parullave. Murinjo mercenar. Murinjo i turpshem ishin disa prej thirrjeve drejtuar trajnerit te madrileneve. Pepe dhe Benzema ishin dy futbolliste te tjere qe u kritikuan dhe ofenduan nga tifozet e pranishem. Ndersa i vetmi lojtar qe u duartrokit ishte portieri Iker Kasijas. Edhe pse pesoi pesa gola ai nuk eshte perfshire ne listen e futbollisteve qe turperuan Realin e Madridit. Barca 684 pasime dy here me shume se Reali

Barcelona e dominoi shume qarte ndeshjen ndaj Realit te Madridit. Jo vetem rezultati por edhe statistikat e tregojne superioritetin e katalanasve. Ata kane mbajtur ne zoterim topin 67 krahasuar me 33 te kundershtarit. Por jo vetem kaq diferenca duket qarte edhe ne pasime. Futbollistet e Barces kane kryer gjithsej 684 pasime gjate gjithe ndeshjes 608 prej te cilave kane qene te sakta. Nderkohe djemte e Murinjos kane kryer vetem 331 pasime 224 prej te cilave shkuan saktesisht ne destinacion. Loja me shume pasime e katalanasve i ka lodhur tej mase madrilenet por edhe u treguan rezultative. Ne aksionin kur u shenua goli i dyte kampionet ne fuqi te Spanjes kane bere gjithsej 21 pasime ne vetem 58 sekonda deri kur David Vila u fut brenda zones dhe pasoi per Pedron i cili e shtyu topin ne rrjete. Shikueshmeria ne El Clasico 700 mln shikues para TV

Ndeshja mes Barcelones dhe Realit te Madridit mendohet te jete nje nga me te ndjekurat ne historine e futbollit. Jo vetem nje sfide qe ka ngjallur kureshtjen e shume sportdashesve para zhvillimit te saj por edhe ecuria qe pati ka thithur interesin e shume te tjereve per te mos e humbur shansin qe ta shikonin. Paraprakisht flitet per nje shifer prej 700 milione njerezisht qe e kane ndjekur ne te gjithe boten ndonese kjo nuk eshte konfirmuar ende. Ato qe jane konfirmuar jane shifrat e nxjerra nga disa televizione teper prestigjioze qe kane deklaruar shifra rekord. Sky ne Itali dhe Gol television ne Spanje kane bere te ditur se numri i shikuesve per ndeshjen Barcelona-Real Madrid ka qene me i madhi qe ato kane pasur ndonjehere per nje ndeshje futbolli. Kulmi i shikueshmerise ka qene ne minutat 60 te pjeses se dyte te terhequr edhe nga emocionet dhe spektakli qe po dhuronte Barcelona e cila po fitonte bindshem ndaj nje rivali historik si Reali i Madridit. Ky takim konsiderohet si nder me te ndjekurit te bote aq sa edhe finalja e Kupes se Kampioneve. Gjithsesi per sa u perket ndeshjeve derbi Barcelona-Real Madrid thyen cdo rekord shikueshmerie. Urdhri per kartonet e kuq UEFA pezullon 1 ndeshje Mourinjon

UEFA ka denuar me nje ndeshje trajnerin e Realit Hoze Mourinjo pas urdhrit per daljen me karton te kuq te Ksabi Alonsos dhe Serxho Ramosit gjate ndeshjes me Ajaksin ne Ligen e Kampioneve.
I mbledhur dje per te diskutuar mbi episodin e ndodhur te marten e shkuar gjate takimit mes Ajaksit dhe Realit te Madridit ne Amsterdam Arena Komisioni i Disiplines ne UEFA pezulloi me nje takim ideatorin e skenarit te veteperjashtimit Hoze Mourinjo. Trajneri portugez mund te marre nje tjeter ndeshje denim nese te njejtin veprim e perserit brenda tri viteve te ardhshme. Mourinjo gjobitet edhe me nje shume prej 40 mije eurosh. Futbollistet e perfshire ia kane hedhur vetem me gjoba perkatesisht Ksabi Alonso dhe Serxho Ramos me nga 20 mije euro Iker Kasiljas - 10 mije dhe Xherzi Dudek me 5 mije euro. Si pasoje e kartoneve te kuq Alonso dhe Ramos do te jene te pezulluar per ndeshjen e radhes ne Champions ndersa Komisioni dha edhe nje gjobe prej 120 mije eurosh ndaj Realit. Sipas njoftimit zyrtar te leshuar nga UEFA ne faqen zyrtare ne internet Uefa.com pasditen e sotme klubi madrilen ka te drejte qe brenda tri ditesh te apeloje vendimin dhe te njihet me motivet e masave ndeshkimore.

Pergatiti Fation Shehu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›