E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosell: Vilanova më telefonoi në mesnatë

Sandro Rosell ka folur për herë të parë për situatën e largimit të Tito Vilanovës nga Barcelona. Rosell tha se Tito e kishte telefonuar në mesnatë për të konfirmuar sëmundjen dhe largimin e tij.

"Pranova një telefonatë befasuese nga Vilanova. Ishte ora 00::00 e mesnatës kur Tito më telefonoi mua. Më tha se duhet të mbajmë një takim në atë orë. Unë shkova të takohem me të. Bisedova në veturë me të dhe më tregoi se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë. Më tha se skuadra duhet të kërkoj një trajner të ri.

Unë si president i thashë që nuk bën të ngutemi pasi që mund të kryej atë detyrë përkohësisht njëri nga asistentët. Tito më tha se skuadra duhet të gjejë trajner të ri. Ne kishim tri alternativa për trajner të ri por që në fund zgjedhëm Tatan" deklaroi Rosell./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›