E Diel, 1 Nëntor 2026

Rosi: Mund t’i arrij kryesuesit

Në konferencën e shtypit para garës së Gjermanisë, “doktorit” nuk i munguan batutat: “Në fillim u tha se do të qëndroja jashtë piste për pesë muaj. Por kaq kohë duhet për t’u rikthyer nga dëmtimi në futboll, jo për të garuar me motor”. Pastaj e ka seriozisht: “Gara e fundjavës si dhe ajo e javës tjetër në Amerikë, do të më shërbejnë për të rifituar formën dalëngadalë, duke shpresuar të rikthehem në 100 për qind për pjesën e fundit të sezonit”.

Por ndërkohë që ai qëndronte jashtë, rivalët për titull vazhduan të grumbullojnë pikë dhe tashmë distanca nga kryesuesi Lorenco, është më e madhe. “Asgjë s’është e pamundur. Sigurisht që të rifitosh 104 pikë në 11 gara është e vështirë, por në garat me motorë asgjë nuk është e pamundur. Në kampionatet e kaluara kam arritur të marr 52 pikë në gjashtë gara ndaj Niki Heidenit”, kujtoi piloti italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›