E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Kukës bashkëpunim me Haraçinën e Shkupit

Delegacioni kryesohej nga Kryetari i Komunës së Haraçinës z.Bastri Bajrami dhe në përbërje të tij ishin edhe përfaqësues të tjerë nga kjo Komunë. Delegacioni u prit nga Kryetari i Bashkisë Kukës z.Hasan Halilaj.

Në këtë takim dy kryetarët bashkëbiseduan në lidhje me menaxhimin dhe mirëfunksionimin e pushteti lokal për të qenë sa më pranë qytetarëve me shërbimet administrative. Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësit e bashkëpunimit mes Komunës së Haraçinës dhe Bashkisë Kukës .

“Falënderoj Kryetarin e Komunës Kukës z. Halilaj për pritjen e ngrohtë dhe shpresojë se edhe në të ardhshëm të kemi kësisoj takimesh. Ky takim ishte mjaft i frytshëm pasi që bashkëbiseduam me z.Halilaj në lidhje me menaxhimin dhe mirëfunksionimin e pushtetit lokal dhe për mundësinë e bashkpunimit mes dy Komunave”, theksoi Bastri Bajrami.

Në axhendën e vizitës së delegacionit tonë ishte edhe vizita në tunelin e Kalimashit në rrugën Durrës-Kukës ku pamë nga afër këtë vepër gjigante të kombit tonë. Më pas u bë një vizitë ne aeroportin e Kukësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›