Rosi: Nuk isha gati të lija motorat për Ferrarin
Nuk ishte thjesht një lëvizje publicitare, një pasqyrë e aludimeve të shtypit. Valentino Rosi ishte vërtet shumë pranë drejtimit të një Ferrari.
Një ditë pas fitores spektakolare në çmimin e madh të San Marinos në cirkuitin e shtëpisë, tetë herë kampioni botës shpjegon arsyet e refuzimit të ofertës së skuderisë nga Maranelo për të garuar në Formula 1. “Doktori nënvizon se nuk ndihej gati për ta bërë këtë. “Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë”!
“Në fakt, mundësia për të bërë testime me makinën italiane ekzistonte, por nuk ndihesha gati të lija motorët, “- shtoi piloti pesarez për “Tg1”.
“Ghithçka filloi kur u paraqita mirë në momentin që e provova.”- ka shpjeguar Rosi në lidhje me ofertën për t’u ulur në drejtimin e “Kokëkuqes”.
Valentino Rosi, i njohur si tifoz i Interit, ka shprehur edhe një mendim shumë pozitiv për Mourinjon. “Është i fortë,”- ka thënë piloti i Jamahas, duke pranuar se në fillim kishte dyshime në lidhje me teknikun portugez. Dhe e mbështet maninë e Mourinjos për t’u ngatërruar me të tjerët? “Po – përgjigjet Valentino Rosi – sepse kundërshtarët janë ata që të motivojnë.”