Durrës, ndalohen në port tre shtetas nga Kosova
Burime të policisë së kufirit dhe migracionit bënë të ditur se "Lavdim Bajraktari, 30 vjeç, lindur dhe banues në Skënderaj Kosovë dhe Durim Paçarizi, 25 vjeç, lindur dhe banues ne Dragobil të komunës së Malishevës janë paraqitur në pikën e kalimit të kontrollit kufitar portual me nga një leje qëndrimi (permesso di soggiorno) italiane, që dyshohet se janë të falsifikuara".
Bajraktari dhe Paçarrizi, të cilët ishin nisur me traget drejt portit të Barit (Itali) po hetohen për veprën penale të falsifikimit të dokumentave. Burimet shtuan se mbrëmjen e kaluar ka nisur proçedimi penal, në gjendje të lirë, dhe për 19 vjeçarin Sami Morina, nga Suhareka, i cili u paraqit me dokumente të shtetasit D. B. Morina tentoi kalimin e paligjshëm, duke shfrytëzuar ngjashmëritë fizike me të.