E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Roskovec/ Kandidatët për kryetar bashkie, bashkë në kafe, presin rezultatin e votimit

Procesi i votimit në vend po vijon pa probleme, ndërsa në Roskovec kandidatët për kryebashkiakë jo vetëm që nuk kanë hedhur akuza në drejtim të njëri-tjetrit, por përkundrazi procesin duket se po e ndjekin sëbashku.

Majlinda Bufi nga Partia Socialiste dhe Erdit Hazizaj i “Bashkë Fitojmë” janë shfaqur sëbashku duke konsumuar një kafe, në pritje të përfundimit të votimit, që më pas do të përcaktojë se kush prej tyre do të drejtojë bashkinë për 4 vitet e ardhshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›