E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Incident në Shkollën “Neim Babameto” në Durrës, sekretari ikën nga QV me vulë me vete

Incident në qendrën e votimit në Shkollën “Neim Babameto”. Gazetarja e RTSH-së Albana Agolli informon se sekretari i QV është larguar së bashku me vulën duke ndërprerë procesin e votimit.

“Ai ka thënë se është larguar pasi është ndjerë i kërcënuar pas tensioneve që ndodhen në shkollë. Bëhet fjalë për konflikt mes mbështetësve të forcave politike. Nga komuniuket që kam patur më është thënë që ka patur konfilt fizik por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht” informon gazetarja e RTSh, Albana Agolli.

Për pasojë procesi i votimit është ndërprerë për rreth 20 minuta. 

Me të marrë informacionin policia ka shkuar dhe ka larguar mbështetësit e kampeve politike duke i spostuar në një distancë mbi 100 metra nga shkolla ku janë qendrat e votimit.

Më pas rinisi votimi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›