Rossi mbetet në Villarreal

Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi ka insistuar se dëshiron të mbetet në Spanjë, duke përjashtuar spekulimet rreth rikthimit në Serie A. “E shoh veten këtu edhe vitin e ardhshëm. Jam shumë i lumtur në Villarreal”, tha Rossi për Periodico Mediterraneo.
I pyetur nëse ka marrë oferta nga klubet tjera, Rossi bëri të qartë se nuk ka kontaktuar me askënd. “Askush nuk më ka bërë thirrje. Ëndërroj të luaj në Ligën e Kampionëve. Jemi pesë pikë larg këtij objektivi, por janë edhe tetë ndeshje deri në fund”, përfundoi ai.