E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çerekfinalet e Ligës, eleminohet Manchester United. Ferguson i zhgënjyer

Eleminimi i Manchester United në cerekfinalen e Ligës së Kampioneve, pasi ka dominuar pjesën e parë të lojës, kundër Bayern Mynih, e ka zhgënjyer teknikun, Aleks Ferguson. Skocezi ka shprehur hapur pakenaqësinë ndaj vendimit të gjyqtarit, Rizzoli, për kartonin e kuq ndaj 19 vjecarit Rafael, ndërsa ka shigjetuar edhe sjelljen e lojtarëve bavarezë.

"Nga njëra anë mund të them se e hodhëm poshtë vetë kualifikimin, ndërsa në anën tjetër mund të them se ishim pa fat. Mund të kishim 4 apo 5 gola avantazh në pjesën e parë, por goli i tyre në fund ishte pika e kthesës për ta. Kartoni i kuq? Lojtarët e Bayern e nxorrën atë jashtë, nuk ka dyshim për këtë. Ishte shumë larg portës, nuk ishte as kërcënim për gol kështu që jam i zhgënjyer. Rafael është pa eksperiencë dhe të rinjtë e tregojnë ndonjëherë këtë gjë. Por ai luajti mrekullisht dhe është vërtetë një tragjedi për të", komentoi Ferguson.

Replika ka ardhur menjëherë nga tekniku hollandez i Bayern, Luis Van Gaal, tepër i lumtur për kualifikimin, pavarësisht humbjes 3-2 në Old Trafford. "Nuk ndaj të njëjtin mendim me Ferguson. Pjesë e profesionizmit është aktiviteti dhe kontrolli dhe cdo lojtar duhet ta dijë se nëse merr një karton të verdhë, e dyta është largim nga loja. Jam i kënaqur që lojtarët e mi e dinë këtë. Jam dakord se ishte një karton i verdhë për faull në sulm dhe duhej ndëshkuar me karton", u përgjigj Van Gaal.

Bavarezët kanë avancuar në gjysëmfinalen e Ligës së Kampioneve, me rezultatin e përgjithshëm 4-4 në dy ndeshjet me Manchester United, por falë vlerës së vlerës së dy golave në fushën kundërshtare.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›