E Diel, 1 Nëntor 2026

Rozana dhe Dani: "Nuk mund të jemi"

Rozana Radi ka përfunduar tashmë duetin e dytë me Ramadan Krasniqin, për t’i dhënë kështu lamtumirën e përkohshme muzikës.
 
Dyshja ka publikuar pjesë të këngës dhe videoklipit me titull ''Nuk mund të jemi", që së shpejti pritet të publikohet në tërësi.
Ndryshe nga bashkëpunimi i tyre i parë, kjo nuk është baladë, por këngë ritmike.
 
Siç ka paralajmëruar vetë këngëtarja Radi, pas këtij videoklipi, ajo do t’i dedikohet teatrit, biznesit dhe televizionit. 
Rozi tashmë ka promovuar parfumin e saj më të ri, që është punuar në Francë. Parfumi i ri, që quhet "RR", sipas këngëtares, paraqet një femër të veçantë e cila nuk harrohet kurrë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›