Rozana tani tregtare?

Shumë nga yjet e ekraneve tona, prej kohësh nuk po mjaftohen vetëm me shijimin e parave që përfitojnë nga skena. Ata kanë gjetur mënyra të ndryshme për të shtuar fitimet e tyre nëpërmjet ndërmarrjeve private.
Në këtë listë shtohet edhe këngëtarja Rozana Radi, e cila duket se po synon të bëj biznes të suksesshëm në Shqipëri, duke pasur ndihmë të madhe nga popullariteti i saj individual. "Pa më thoni pak sa vajza do martohen këtë vit nga miqtë e mi në Facebook? Për pak ditë hapet dyqani", ka paralajmëruar Rozi nëpërmjet rrjeteve sociale. Ajo tashmë ka hedhur pas krahëve lidhjen e dashurisë me reperin MC Kresha dhe konfliktin me Rezarta Shkurtën, ngjarje këto që bënë bujë të madhe mediatike gjatë vitit të kaluar. /Indeksonline/