Baba Stars, mbajnë premtimin

Anëtarët e “Baba Stars”, gjatë muajit të fundit kishin filluar realizimin e një videoklipi të ri, për të cilin u kishin premtuar fansave se do të publikohet gjatë muajit janar.
Projekti i finalizuar që u publikua sot, është videoklipi i këngës me titull "Vetëm a po m'han...", realizuar nga "Imagine Films'', me tekst të Baba Stars dhe producent Zzap dhe Chriss. Gjatë muajit nëntor, "Baba Stars'' publikuan materiale të reja muzikore, duke përfshirë dy videoklipe: “N’Prishtinë”, nga Getoar Selimi, dhe bashkëpunimin mes Cozman, Skivi Skillz dhe Agon Amiga të titulluar "We doin this". /R.K./Indeksonline/