Rrahën 2 shqiptarë, kapen. Pjesë e rrjetit që vidhte motoçikleta
Policia e Korfuzit në Greqi ka arrestuar 5 shtetas të huaj, të akuzuar për lëndime trupore dhe kërcënim, me qëllim grabitjen e dy shqiptarëve.
Të arrestuarit janë 5 shtetas të moshave 18, 19 dhe 20 vjeç, të cilët rrahën dhe kërcënuan për të grabitur dy emigrantë shqiptarë të moshës 18 dhe 21 vjeç. Nën kërcënim, ata iu kërkuan shqiptarëve shumën prej 4000 eurosh.
Sipas policisë, një nga agresorët dhe dy viktimat e dhunës ishin të lidhur në një rrjet të vjedhjes sistematike dhe trafikimit të motoçikletave në ishullin e Korfuzit.
8 anëtarë të këtij rrjeti u arrestuan në 2 maj, ndër të cilët 4 ishin shqiptarë dhe 4 të huaj të tjerë. Policia bën të ditur se vetëm në vitin 2012, ky grup kishte vjedhur motoçikleta me vlerë 40 000 euro.
Policia po punon për arrestimin e gjithë anëtarëve të rrjetit dhe për identifikimin e rolit të 2 shqiptarëve në të.