Rrahen mjekun, nen akuze dy vellezer
TROPOJE - Dy vellezer nga Bajram Curri u ndaluan ne oret e para te mengjesit te djeshem, pasi ushtruan dhune fizike ndaj nje mjeku te spitalit civil ne kete rreth, qe ishte ne detyre. Burime zyrtare te policise lokale thane se "vellezerit Shefqet dhe Naim Ladaj, perkatesisht 30 dhe 23 vjec, akuzohen per plagosjen e mjekut roje, Petrit Malaj, 36 vjec". Te njejtat burime saktesuan se ngjarja ndodhi rreth ores 23:00 te mbremjes se djeshme, kur dy vellezerit te pakenaqur nga sherbimi ndaj nje te afermi te tyre, goditen ne krye te detyres mjekun roje te spitalit te Tropojes.
Groposen 50 kv ushqime te skaduara
Fier- Inspektorati i Ushqimit gropos brenda dy javeve 50 kv ushqime te skaduar. Sasia e bllokuar eshte kryesisht ne artikuj ushqimore, biskoteri dhe konserva te ndryshme, te magazinuara ne disa pika shumice. Gjithcka ka qene rezultat i nje kontrolli ne menyre te vazhdueshme qe specialistet e ketij inspektorati kane ndermarre ne pikat e ndryshme tregtare te shumices dhe pakices ne Fier. Kontrollet qe kane dhene produktin prej 50 kv ushqime te skaduar jane shtrire vetem ne qytetin e Fierit, por shume shpejt ato do te shtrihen edhe ne zonat rurale, te cilat mendohet te jene gjithashtu pjese e nje tregtimi te pakontrolluar. Ne te njejten kohe inspektorati ka penalizuar me gjoba 10 subjekte te ushqimit social per mos pajisje te tyre me leje ushqimore dhe tregtim te pijeve alkoolike pa flete analize. "Artikujt e tjere ushqimore jane gjetur kryesisht neper magazinat ushqimore. Kemi pasur raste qe kemi sekuestruar dhe asgjesuar produkte ushqimore jashte afateve te perdorimit", thane burime zyrtare.
Xh.B