E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikuan 19-vjecaren, ne kerkim 2 tutoret

TROPOJE - Dy persona, identiteti i te cileve nuk behet i ditur nga policia, jane shpallur ne kerkim nga uniformat blu te Kukesit, pasi akuzohen per trafikimin e nje 19-vjecareje me qellim ushtrimin e prostitucionit ne Kosove. Lajmin e beri te ditur drejtori i policise se Qarkut Kukes, Muharrem Furriku, i cili deklaroi se dy te dyshuarit jane nga Pogradeci dhe Shkodra, identiteti i te cileve nuk behet i ditur per arsye hetimi. Mesohet se te rinjte kane trafikuar 19-vjecaren me inicialet I. M, nga Tropoja, e cila eshte kthyer dy dite me pare nga policia kosovare. Denoncimin ne polici e ka bere vete e demtuara, menjehere pas kthimit ne Shqiperi dhe dergimit ne nje qender rehabilitimi ne Tirane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›