Rrahje masive mes tifozëve të Chelseat dhe Benfikës

Mediat holandeze kanë publikuar video ku shihen ngjarjet e dhunshme mes tifozëve të Chelseat dhe Benfikës. Ky akt i dhunës është regjistruar dje para ndeshjes finale në Europa League.
Thuhet se shumica e tifozëve kanë qenë nën ndikimin e alkoolit ndërsa janë rrahur në afërsi të dy lokaleve ku qëndronin grupet e tifozëve.
Edhe prania e policisë holandeze nuk bënte punë të parandalonte dhunën mes tyre.