E Shtunë, 31 Tetor 2026

Befason Beckham, pensionohet nga futbolli

Mefushori i njohur anglez, David Beckham i ka ndjekur hapat e ish trajnerit të tij, Sir Alex Ferguson duke konfirmuar sot pensionimin nga futbolli.

Lajmi i befasishëm nga Beckham u konfirmua sot nga vetë lojtari i cili e pranoj se ka patur oferta për të qëndruar te PSG si dhe nga disa skuara të tjera por që ka vendosur të pensionohet.

Ish ylli i Manchester United, Real Madrid, Milan, LA Galaxy e PSG do të mbahet mend gjatë në futboll për stilin e tij të lojës, pasimet e bukura, golat fantastik si dhe famën që e arriti brenda dhe jashtë fushës.
Beckham është tani 38 vjeç dhe mendon se është koha e duhur që ai të pensionohet./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›