Rrecaj: Jemi të gatshëm të përballemi me drejtësinë

Avokati mbrojtës i deputetit Fatmir Limaj në rastin “Kleçka”, Tahir Rrecaj, ka thënë se janë gati të përballen me drejtësinë.
Rrecaj ka thënë në Klan Kosova, se beson në drejtësi dhe se çdo gjë sa i përket këtij rasti, ka filluar nga fillimi.
Ndërkaq, deputeti Fatmir Limaj dhe 3 bashkëluftëtarë të tjerë, janë duke vuajtur 30 ditë paraburgim në Gjykatën Supreme të Kosovës./Indeksonline/