Rrapo Dervishi Sot do tju tregoj te verteten e madhe te Anastas Lules dhe Sadik Premtes

Njeriu i famshem i Shqiperise se djeshme dhe nje nga drejtuesit kryesore te luftes nacionalclirimtare te Vlores per here te pare rrefen ngjarjen e rralle qe tronditi per 50 vjet historine e shtetit komunist. Si eshte njohur 90-vjecari i sotem me ata qe tronditen udheheqjen e Enver Hoxhes dhe bisedat konfidenciale qe ka konsumuar me ta
Ne Vlore ka shoqeruar Qemal Stafen dhe Nako Spirun
Ne Vlore Rrapo Dervishi ka shoqeruar personalisht Qemal Stafen kur vinte si i deleguar por Edhe Nako Spirun apo ne kohen e fraksionit.
Ka shoqeruar ne kohen e fraksionit ne Vlore Enver Hoxhen. Pas fraksionit ka takuar dhe ka pasur njohje shoqerore me Ramize Gjebrene dhe Ali Demin te cilet u derguan ne Vlore per te shendoshur punen e partise.
Sadik Premten xhepin e ka njohur qe me fillimin e levizjeve te para komuniste ne Shqiperi kur u krijua pikerisht grupi i zjarrit me te cilin Rrapo Dervishi ishte nder themeluesit e pare te tij dhe Xhepi u be nenkryetar i grupit.
Emri i Rrapo Dervishit eshte i regjistruar ne statistikat e kohes se luftes si nje nga themeluesit e grupit te Zjarrit dhe i njohur i afert i Sadik Premtes shume me heret se te krijohej PKSH-ja. Ai nderkohe ka qene protagonist dhe deshmitar i ngjarjes shume te njohur dhe te perfolur mbi fraksionin e organizuar nga Sadik Premte gjate Luftes Nacionalclirimtare ne Vlore. Ai ka qene pikerisht personi qe ne ate kohe ka shoqeruar Enver Hoxhen apo Nako Spiron ashtu sic ka shoqeruar me pare vete Qemal Stafen apo sic ka pritur me vone Ali Demin dhe Ramize Gjebrene te cilet u derguan nga Komitetiti Qendror per te rregulluar situaten e partise vetem pak kohe pas fraksionit.
Rrapo Dervishi eshte edhe deshmitar i ceshtjes teper delikate te pushkatimit sipas nje vendimi misterioz te Ramize Gjebrese kuadro e luftes ne Vlore dhe e fejuar e ish-kreut te rinise komuniste te asaj kohe Nako Spirut. Jo vetem kaq por ai eshte takuar me Ramizene vetem pak ore para se ajo te ekzekutohej.
Rrapo Dervishi i cili tashme eshte plot 90 vjec gjate luftes ka qene i njohur madje ka pasur nje shoqeri teper te afert me pjesen me te madhe te udheheqjes me te larte te shtetit komunist. Ai eshte shoqeruar edhe me nje pjese te madhe te heronjve te asaj lufte te cilet perkujtohen e nderohen deri ne ditet tona.
Dervishit ne momente shume delikate per vendin i jane besuar drejtpersedrejti nga Enver Hoxha pozicione te tilla pune qe kerkonin dore te forte dhe aftesi te spikatura drejtuese. Konkretisht ne kujtesen e popullit emri i tij eshte i fiksuar ne vitin 1956 kur Enver Hoxha e mori ne menyren me urgjente nga Gjirokastra ku kryente detyren e sekretarit te Pare te Partise per ta emeruar ne krye te Partise ne Tirane. Ate detyre deri ne ate moment e kryente e shoqja e Kryeministrit te hekurt Mehmet Shehu i cili ne ate kohe njihej si bashkepunetori me i afert i Enver Hoxhes.
Ne vitin 1976 ai eshte derguar si dore e forte edhe ne Elbasan ne kohen qe me ndihmen e qeverise kineze po ndertohej Metalurgjiku i madh. Koha e shkuarjes se Rrapo Dervishit si udheheqes i Partise se Elbasanit korrespondon pikerisht me momentet e fundit te qendrimit kinez madje kur midis dy vendeve tona kishin filluar ferkimet e medha politike. Edhe Rrapo Dervishi si rezultat i disa ferkimeve qe pati me perfaqesuesit kineze ne Metalurgjik u pezullua menjehere nga detyra dhe u la ne dispozicion. Gjithkush pas atij shkarkimi te menjehershem nuk e vinte ne dyshim se ate e priste ndeshkimi politik. Ishin situatat e mevonshme ato qe arriten te permiresonin situaten delikate te tij.
Ne kete cikel intervistash Rrapo Dervishi tashme 90-vjecar tregon pikerisht ngjarjet me pikante te vendit ne te cilat ai ka qene i pranishem jo vetem si deshmitar por edhe si protagonist i tyre.
Si eshte e verteta e ngjarjes se bujshme te fraksionit te organizuar ne Vlore nga Sadik Premte. Situata e krijuar dhe gjendja qe mbizoteronte gjate atyre diteve ne levizjen politike te qarkorit te Vlores. Ne crrethana u vra Ramize Gjebrea dhe cfare i tha ajo Rrapo Dervishit vetem nje nate para ekzekutimit. Pse ai si sekretar organizativ i Partise nuk u vu ne dijeni per ate lloj ndeshkimi qe moren shoket e tij te luftes.
Prejardhja e Rrapo DervishitXhaxhai
Xhaxhai i Rrapos Avdulla Dervishi ka qene nje nga shoket e afert te vellezerve Frashri por ka qene edhe nje mik i mire per Ismail Qemalin i cili e kishte vleresuar me konsiderate te vecante.
Daja i babit
Kushdo ne Shqiperi e ka ndermend kengen teper te suksesshme te grupit te Lapardhase se Vlores Janines Ci pane syte kenduar ne nje nga festivalet folklorike kombetare ne Gjirokaster. Nder te tjera flitet per nje ngjarje te hershme te kohes se Turqise Dhe Trimi Jace Mavrove / Cau mes per mes Taborre / me kacaturre ne dore / theri nje pasha te korre forte ja futi koken ne torbe / peshqesh sulltanit tja cojne. Jace Mavrova eshte pikerisht dajua i babait te Rrapo Drevishit.
Gjyshi
Gjyshi i Rrapo Dervishit ka qene shok me Gjolek Kucin e famshem qe ka hyre ne legjendat e Laberise si personazhet e kreshnikeve. Ai ka qene nderkohe edhe shok i afert me figurat e famshme te Laberise Rrapo Hekalin Cane Myftarin Celo Picarin etj.
Gruaja
E shoqja e Rrapo Dervishit Persefoni bije e familjes se famshme Todri ne Elbasan e cila fatkeqesisht u nda nga jeta ne moshe te re duke lene dy femije jetim ka qene shoqe e ngushte ne nje grup mesimor me heroinat Margarita Tutulani dhe Ramize Gjebrene.