E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfim tronditës nga Kavaja

 Krimi i rëndë tronditi mbrëmjen e shkuar Kavajën dhe policia ka arrestuar sot në mëngjes autorin e dyshuar.

Në pranga ka përfunduar Emiliano Pema, 25-vjeç, i cili pas arrestimit ka dhënë deklaratën tronditëse në polici, duke thënë se i kishte vrarë dy të rinjtë gabimisht. 25-vjeçari ka deklaruar para uniformave blu, se kishte ngatërruar makinën me automjetin e disa personave të tjerë me të cilët kishte pasur një grindje dhe prita ishte ndërmarrë ndaj tyre.

Por fatkeqësisht, plumbat e armëve morën jetën e dy të rinjve të pafajshëm, të cilët po udhëtonin në orët e vona të mbrëmjes së shkuar në vendin e quajtur “Katër rrugët e Shijakut. Viktimat janë Maringlen Abdullai Blerim Kërtalli, ndërsa të plagosurit janë Altin Abdyli dhe Altin Ibrahimi. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-26 09:18
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›